Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Uzuni gjen golin me Granadën, sinjale të mira për Sylvihno

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 07:22 | Futboll

Uzuni gjen golin me Granadën, sinjale të mira për Sylvihno

Në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme në muajin nëntor, futbollistët e kombëtares shqiptare po tregojnë një formë të shkëlqyer me ekipet ku luajnë. Myrto Uzuni vazhdon të bëjë detyrën në elitën e futbollit spanjoll. Këtë herë ai ka qenë protagonist me skuadrën e Granadës në ndeshjen përballë Villarealit.

Edhe pse ekipi i shqiptarit u mund 2-3 në shtëpi, Uzuni bëri një paraqitje të mirë dhe shënoi një gol duke ngushtuar diferencat. Në minutën e 34-të, Uzuni pasi shmangu bukur mbrojtësin kundërshtar, finalizoi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, kaq nuk mjaftoi që Granada e tij të dilte me pikë nga kjo sfidë. Ky ishte goli i katërt sezonal për sulmuesin e Kombëtares në La Liga.

Sinjale të mira këto edhe për trajnerin Sylvinho që në prag të dy ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, kundër Moldavisë, fillimisht, më 17 nëntor dhe 3 ditë me vonë ndaj Ishujve Faroe në Tiranë, dy sfida të rëndësishme që vendosin për një biletë në Europianin e 2024.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani