ZYRTARE/ Gugash Magani kthehet te Tirana

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 13:03 | Futboll

ZYRTARE/ Gugash Magani kthehet te Tirana

Tirana ka zyrtarizuar Gugash Maganin si trajnerin e ri të skuadrës. Peqinasi kthehet në stolin e Tiranës pas 9 vitesh.

“Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani. Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e Tiranës, përcjell A2 CNN.

Ndeshja e parë e Maganit pas rikthimit do të jetë kundër Bylisit, më 10 nëntor. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos