Milani ka prezantuar zyrtarisht Kyle Walker si afrimin e ri në merkaton e janarit.
Futbollisti 34-vjeçar është larguar nga Manchester City, për të nisur një aventurë të re në Itali, shkruan A2.
Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi italian bëri të ditur se ka huazuar deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 5 milionë euro futbollistin e krahut të djathtë, i cili pritet të mbyllë një ”gropë” të madhe të krijuar edhe nga dëmtimi i Emerson Royal.
Walker, i cili ka luajtur 93 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, do të mbajë fanellën me numrin 32 te Milani. (A2 Televizion)