Të shtëna me armë ndaj një automjeti në Fushë Kuqe

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 16:23 | Kronikë
Të shtëna me armë ndaj një automjeti në Fushë Kuqe

Të shtëna me armë zjarri ndaj një automjeti janë raportuar këtë të mërkurë në Fushë Kuqe Fatmirësisht, si pasojë e të shtënave nuk janë raportuar persona të lënduar.

Për këtë rast, policia është njoftuar nga shtetasi A. P., 49 vjeç, i cili ka thënë se ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.  

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024