Temperaturat e ulëta, mungon ngrohja në klasa në disa shkolla në Elbasan

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 15:44 | Aktualitet
Temperaturat e ulëta, mungon ngrohja në klasa në disa shkolla

Disa shkolla të mesme dhe 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit në këto ditë të ftohta janë të detyruara të zhvillojnë orët e mësimit pa ngrohje ne klasa.

Në disa shkolla mungon sistemi i ngrohjes me kaldajë dhe ngrohja me pajisje elektrike është e pamundur për shkak të gjendjes së rënduar të rrjetit elektrik.

Ndërsa në disa të tjera, kaldajat kanë qenë jashtë funksionit dhe vetëm në këto ditë janë kujtuar për të nisur punimet e riparimit, siç është shkolla 9-vjeçare "Sulë Harri".

Vetë nxënësit shprehen se bëjnë mësim në të ftohtë dhe se një pjesë e shokëve kanë munguar.

Ndërkohë nga bashkia konfirmojnë faktin që po punohet për riparimin e kaldajave në shkollat ku nuk funksionojnë, por nuk japin shpjegime se përse këto riparime nuk janë bërë më parë në mënyrë që nxënësit të mos detyrohen të bëjnë mësim ne temperatura të ulëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos