Tensionet në veri, vendet e “Quint”-it: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 23:22 | Kosova
Tensionet në veri, vendet e “Quint”-it: Autoritetet e

Vendet e “Quint”-it, Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të zmbrapsin menjëherë veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim.

“Po ashtu, QUINT-i ka shprehur shqetësim nga vendimi i Serbisë që ta ngritë nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në kufirin e Kosovës. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim.

Grupe qytetarësh, pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë tentuar të pengojnë kryetarët të hyjë në këto objekte. Katër kryetarë të komunave në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan), të nacionalitetit shqiptar, janë zgjedhur në zgjedhjet lokale, të mbajtura më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, të cilët kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për procesin e ri-regjistrimit nga targat ilegale serbe në ato RKS- Republika e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos