Tragjedia në Australi, dalin pamjet pak para përplasjes së dy helikopterëve

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 16:18 | Bota

Një video e filmuar brenda kabinës së një prej helikopterëve që u përfshi në tragjedinë e Sea World tregon një nga pasagjerët duke paralajmëruar pilotin për mjetin tjetër fluturues që po i afrohej.

Pasagjeri në sediljen e pasme shihet duke prekur pilotin në shpatullën e djathtë që të shihte rrezikun që po afrohej. Disa sekonda më pas ndodh përplasja.

Katër persona në helikopterin tjetër u vranë pasi ai u zhyt në një shirit rëre në Gold Coast të hënën, piloti Ash Jenkinson, 40 vjeç, të porsamartuarit britanikë Ron dhe Diane Hughes, 65 dhe 57 vjeç dhe nëna e Sidneit, Vanessa Tadros, 36 vjeç.

Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa një helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (04:00 GMT). Dy helikopterët u rrëzuan pranë një brezi turistik të njohur si Main Beach, rreth 75 km në jug të Brisbane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/02/perplasja-fatale-ne-ajer-mes-dy-helikoptereve-ne-australi-kater-te-vdekur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos