Trofeu “Singapor”, dorëzohet Liverpool, Bayern fiton duelin e luksit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 16:19 | Futboll
Trofeu “Singapor”, dorëzohet Liverpool, Bayern fiton duelin e

Bayern Munchen fitoi trofeun Singapor, gjatë turit që po zhvillon në Azi. Gjigandët gjermanë triumfuan 4-3 përballë Liverpool, në një ndeshje ku e panë veten gjithmonë në disavantazh.

Kupën e ngriti Frans Kratzig. 20-vjeçari ishte heroi i ndeshjes, sepse i aktivizuar nga stoli, ai realizoi golin e triumfit në kohën shtesë.

Cody Gakpo i dha avantazhin e shpejt Liverpool, me Reds që dyfishuan pas goditjes me kokë të Van Dijk.

Bayern reagoi në fundin e pjesës së parë, falë formës së shkëlqyer të Serge Gnabry, që fillimisht rihapi ndeshjen, teksa përpara pushimit shërbeu Leroy Sane për golin e barazimit 2-2.

Aksioni i shkëlqyer i anglezëve, i finalizuar nga LuisDiaz në të 66-ën, krijoi idenë se Liverpooli do të fitonte. Megjithatë, bavarezët nuk u dorëzuan për asnjë moment.

Barazimi me Josip Stanisic u shoqërua nga goli në shtesë i të riut Kratzig, që shënoi pas një goditje fantastike.

Me humbjen përballë Bayernit, Liverpooli i dha fund turneut në Azi. Edhe pse sulmuesit shkëlqyen, Jurgen Klopp duhet të jetë i shqetësuar, me ekipin që ka pësuar dhjetë gola në4 ndeshje përgatitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos