Gjykata e Apelit Tiranë duhet të shqyrtonte sot ankimin e Prokurorisë mbi vendimin që pushoi hetimin e nisur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për akuzën e "falsifikimit të dokumenteve".
Por, seanca është shtyrë për më 14 maj, pasi gjykata ka kërkuar kohë për t'u njohur me dosjen.
Shkalla e Parë pushoi hetimin e nisur ndaj Bashës, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, mbi dyshimet e ngritura për "falsifikim" në lidhje me lobimin e kryer nga PD-ja në SHBA. (A2 Televizion)