Vajza që kërkon të ketë buzët më të mëdha në botë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 20:37 | Lifestyle

Një vajzë bullgare po mundohet që të ketë buzët më të mëdha në botë. Deri më sot, Andrea Ivanova ka shpenzuar rreth 10 000 euro për të fryrë buzët, por duket se nuk do të ndalet me kaq.

25-vjeçarja ka nisur shndërrimin e saj në vitin 2018, duke ndërhyrë edhe në mjekër dhe mollëza.

“Përveçse dua të kem buzët më të mëdha në botë, dua edhe mollëzat më të mëdha në botë”, thotë Andrea.

Deri tani, ajo ka bërë 34 injeksione në buzë dhe disa klinika kanë refuzuar t’i bëjnë të tjera, pasi mund t’i shkaktojnë probleme shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024