Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vlerësuar ditën e sotme 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Gent Ibrahimi (88.38 pikë) është përzgjedhur i pari për anëtar të Kushtetueses, ndërsa Arta Vorpsi (88.22 pikë) është përzgjedhur e dyta. Arta Marku (82.66 pikë) është përzgjedhja e tretë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Tani, Presidenti Bajram Begaj pritet të bëjë zgjedhjen e tij për të plotësuar vakancën në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)