
Një 37-vjeçar i dënuar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në burgun e Rrogozhinës.
Sipas të dhënave paraprake, i dënuari Mariglen Alterziu është futur në tualet dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.
Menjëherë në ndihmë të tij ka shkuar stafi mjekësor, i cili më pas e ka shoqëruar në Qendrën Shëndetësore në Rrogozhinë, por nuk ka mundur të mbijetoje.
Paraprakisht dyshohet se Alterziu ka pësuar një atak kardiak, teksa vijojnë hetimet e thelluara.
37-vjeçari ishte dënuar për vjedhje dhe vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës prej janarit të këtij viti. (A2 Televizion)