Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

Presion 34-vjeçarit për 200 mijë eurot e drogës. Kush janë dy vëllezërit Dervishi?

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 09:54 | Kronikë
Presion 34-vjeçarit për 200 mijë eurot e drogës. Kush

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, për akuzën e kanosjes me qëllim dhënien e pasurisë.

Në kuadër të operacionit “Pressure” është arrestuar Altin Dervishi dhe shpallur në kërkim vëllai i tij Ervis të cilët kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit në fushën e drogës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Ditari A2 CNN