Land and Sand Art Festival është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. Velipoja është përzgjedhur si plazhi ideal për këtë aktivitet, i cili ka mikpritur disa artistë nga vende të Evropës. Koordinatori i festivalit tha që mes pjesëmarrësve ka edhe nga ato me famë ndërkombëtare.
Ndërsa ideatorja e këtij aktiviteti synon që ky të jetë vetëm hapi i parë që ta vendosë Velipojën në hartën e këtyre festivaleve që në vende të tjera kanë përmasa të jashtëzakonshme.
Festivali përmbyllet ditën e shtunë ku do të shpallet edhe fituesi, ndërsa skulpturat përveç anës teknike të realizimit pritet të jenë edhe domethënëse për mesazhin që përçojnë, si Nënë Tereza, gjendjet emocionale të fëmijëve e të tjera. (A2 Televizion)






