Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Vendi më bujqësor në Evropë”, Shqipëria prodhon më pak qumësht për frymë, rriten importet nga jashtë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 14:32 | Aktualitet
“Vendi më bujqësor në Evropë”, Shqipëria

Ndonëse vendi më bujqësor në Evropë, Shqipëri ka prodhimin më të ulët të qumështit për frymë. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se vitin e shkuar u prodhuan vetëm 42 kilogramë qumësht i papërpunuar për çdo banor, nga 150 në Greqi, 236 në Itali apo 404 në Gjermani.

Kjo shifër është gati 50 herë më e ulët nga Irlanda. Kjo ka bërë që nga viti në vit, importi i bulmetit, kryesisht nga Serbia të rritet duke kulmuar me mbi 28 mijë tonë vitin e shkuar nga rreth 20 mijë tonë në 2020-n.

“Kjo vjen si pasojë e nevojës së industrisë së përpunimit për të mbajtur kapacitete saja të prodhimit dhe tregut.”

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Dhje kjo vjen si pasojë e mungesë së lëndës së parë në tregun vendas.

“Asnjë përpunues nuk do ta merrte qumështin nga jashtë nëse do kishte prodhim vendas që do të plotësonte nevojat.”

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Teksa fajëson qeverinë për mungesë mbështetje, fermeri Dashamir Çela kërkon subvencione për sektorin për të dalë nga kriza.

“Prodhoj 130 tonë qumësht në vit. Me skemën e 10 lekë për litër ishim mirë sepse ne tentonim të rriteshim për të prodhuar më shumë”.

Dashamir Çela, blegtor

Në të kundërt, sipas Çelës si prodhuesit dhe përpunuesit mund të përballen shpejt me një zinxhir falimentesh.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave numri i gjedhëve në vend po reduktohet me shpejtësi nga viti në vit. Rreth 138 mijë lopë, dele e dhi më pak se në 2017-n numërohen aktualisht.

Ecuri të ngjashme ka pasur edhe sasia e qumështit të grumbulluar në vend e cila sipas INSTAT është tkurrur me gati 25 mijë tonë në vetëm tre vite.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi