Vetëm dy ndeshje, Klodian Duro largohet nga Gjilani

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 16:46 | Futboll
Vetëm dy ndeshje, Klodian Duro largohet nga Gjilani

Klodian Duro nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Gjilanit. Lajmin e njoftoi vetë trajneri, që në rrjetet sociale konfirmoi se do të largohet nga skuadra dardane, teksa falënderoi klubin për mundësinë e dhënë.

Duro u emërua më 26 qershor dhe e drejtoi skuadrën në dy ndeshjet e Conference League përballë Progres nga Luksemburgu.

Gjilani i humbi të dy sfidat kualifikuese dhe u eliminua në mënyrë zhgënjyese. Nga ekipi janë larguar edhe pjesa më e madhe e lojtarëve, mes të cilëve edhe kapiteni Besar Musolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos