Voton Alibeaj: Sot dita për t’u ndarë nga e shkuara!  

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 09:56 | Politikë
Voton Alibeaj: Sot dita për t’u ndarë nga e shkuara!  

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, pasi sipas tij, kjo ditë është dita e madhe për ndryshimin e kërkuar.

“Sot duhet të vijnë, se sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën, kjo ndarje do jetë vetëm me pjesëmarrje masive shqiptare, ftoj këdo, jo vetëm mbështetës të PD-së, por çdo shqiptar, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Alibeaj.

Ai foli edhe për një aleancë kundër PD-së nga klasa e vjetër politike.

“Ka aleancë të gjithanshme kundër PD-së, por në situata të tilla mund të dalë shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë, të demokratëve”, shtoi ai.

Alibeaj u shpreh i bindur për një sukses për PD-në dhe demokratët.

“Do jetë sukses për PD-në dhe demokratët”, përfundoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos