
Ish-kryeministri Sali Berisha pranon për herë të parë publikisht se është i gatshëm të zhbëjë ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008. I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, Berisha tha se është plotësisht gati që të ndryshojë sistemin zgjedhor, duke theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim as për të bërë ndryshime në disa nen te Kushtetutës. “E kam shprehur dhe e shpreh, le të ndryshojë që nesër sistemi zgjedhor. Edhe neni i Kushteutës. Jam plotësisht dakord”, tha Berisha. Intervista e plotë në Debat
Në fjalimin vjetor për gjendjen e unionit, presidentja e Komisionit Europian e cilësoi zgjerimin si një hap të domosdoshëm për të kompletuar bllokun përballë përpjekjeve destabilizuese të disa vendeve. Megjithatë, ajo e vuri theksin te nevoja e sundimit të ligjit dhe njoftoi se edhe shtetet që aspirojnë t’i bashkohen bllokut do të prezantojnë raporte lidhur me këtë, ashtu si vendet anëtare. “E ardhmja e Ukrainës dhe e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Historia po na thërret tani”, tha Von der Leyen. Shiko më shumë:
Plot 600 persona mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për “dhënie amnistie” të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë. Projekti i këtij ligji, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, i është përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.
Në draft është parashikuar përjashtimi nga dënimi me burg, me gjobë apo ai alternativ, i personave të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra të lehta penale, për dënime të dhëna deri më 30 qershor 2016. Raportimi i plotë
Në fabrika të ndryshme në Ukrainë, që deri para luftës nuk kishin fare lidhje me armatimet, po prodhohen sisteme mbrojtëse dhe armë të tjera të rënda, që janë të rreme, të cilat përdoren nga ushtria për të mashtruar Rusinë. Ato pozicionohen në fushëbetejë për t’u goditur nga kundërshtari, i cili harxhon në këtë mënyrë kohë, energji dhe para. Raportimi i plotë
Biletat për ndeshjen e 12 tetorit, Shqipëri-Çekinë janë shitur. Ndoshta shumë nuk janë informuar që ato dolën në shitje, e të tjerë mund të kenë qëndruar me orë të tëra në faqen e FSHF-së duke mbajtur radhën, por pasi ishin afruar mundësisë për të blerë biletën e tyre, e shihnin veten sërish në fund të radhës! Ndoshta për probleme teknike! Interesi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm pasi një fitore do ta siguronte kualifikimin në Kampionatin Europian dhe kjo duket se ka krijuar vështirësi në gjetjen e një biletë edhe pse stadiumi ka 22 mijë vende.
Por si do të mund të shkojë Shqipëria në Euro 2024? Kliko këtu për llogaritë e kualifikimit.
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin në qytetin libian Derna
Frika nga inteligjenca artificiale, çfarë po bëjnë qeveritë për ta rregulluar? (A2 Televizion)