5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 21/05/2023

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 08:47 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 21/05/2023

1. PS fiton zgjedhjet, opozita i quan të vjedhura

Partia Socialiste ishte fituesja e madhe e zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri. Socialistët fituan zyrtarisht 53 bashki, mes tyre Shkodrën, të cilën nuk e kanë drejtuar asnjëherë përgjatë 3 dekadash pluralizëm. Koalicioni Bashkë Fitojmë mori vetëm 7 bashki, ndërsa rezultati i Partisë Demokratike zyrtare ishte një dështim. Pas daljes së rezultateve, Sali Berisha dhe Ilir Meta akuzuan Kryeministrin Rama se i vodhi zgjedhjet dhe thanë se po përgatisin dokumentet për ta vërtetuar këtë.

TË GJITHA REZULTATET E ZGJEDHJEVE

LEXO MË SHUMË

2. SPAK kërkon dënim me burg për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, SPAK kërkoi 4 vjet heqje lirie, duke e konsideruar fajtor për “shpërdorim të detyrës”.

LEXO MË SHUMË

3. Zhvlerësimi para zgjedhjeve dhe luhatjet në tregun e këmbimit, çfarë po ndodh me euron?

Pas një rritje prej 2.30 lekësh në fillim të javës, euro iu kthye përsëri rënies, teksa këtë të enjte kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e fikson në vlerën e 112.38 lekëve. Sipas ekspertëve të tregjeve, forcimi i monedhës vendase pas zgjedhjeve vendore është shkaktuar më së shumti nga faktorë psikologjikë.

https://youtu.be/qAE2uSbmzJM
https://a2news.com/2023/05/19/ekspertet-shpjegojne-renien-dhe-ringritjen-e-cuditshme-te-euros/

4. Vuçiç: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një takim të partisë së tij progresive, në Pançevë. Sipas tij, ka pritshmëri nga ndërkombëtarë, që Beogradi të dorëzojë Kosovën në një pjatë.

“Bëni çfarë të doni, jashtë dhe brenda, por unë nuk do të lejoj që të shkatërrohet Serbia, dhe nuk do të ketë Kosovë të pavarur”.

KLIKO PËR TË GJITHA ZHVILLIMET NGA KOSOVA

5. Erdogan për balotazhin, marrëdhënien speciale me Putinin dhe pretendimet se Biden kërkon "ta rrëzojë nga pushteti"

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerëson atë që e quan marrëdhënie të veçantë me homologun rus Vladimir putin, në një intervistë ekskluzive për gazetaren Backy Anderson tw CNN, në prag të balotazhit presidencial me rivalin Kemal Kilicdarollu më 28 maj. Ai gjithashtu kritikon presidentin Joe Biden që e quajti një autokrat gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020.

Pjesë nga intervista ekskluzive e Erdogan në CNN

Parashimimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/kham_TJEtD4

Çmimet e karburanteve

Nafta: 173 lekë/litri

Benzina: 173 lekë/litri

Gazi: 63 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 10/05/2023

Video për të mos u humbur

https://youtu.be/77mOel2huxA

(A2 Televizion)

https://youtu.be/Q3Xo4dtW7c4

A2 CNN Livestream

Latest Videos