
1. Intervistë me Sali Berishën
Sali Berisha deklaroi se pas fitores së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryeministri Edi Rama nuk do ta mbyllë mandatin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklaj, Berisha foli edhe për vendimin e shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, çështjen “McGonigal” dhe për “gabimin fatal të jetës” të bërë nga Benet Beci.
Intervista e plotë:
2. Kurorëzohet Mbreti Charles III
Pas 7 dekadash, Mbretëria e Bashkuar zhvilloi për herë të parë një ceremoni kurorëzimi, ku Mbreti Charles III vuri në kokë kurorën 360-vjeçare e Shën Eduardit dhe u betua për besnikëri ndaj popullit të tij. Ceremonia, e cila daton që 1000 vjet më parë, u zhvillua në prani të rreth 2200 të ftuarve, mes të cilëve krerë shtetesh dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore në botë. Ajo kushtoi plot 100 milionë stërlina.
Klikoni këtu për fotot më të bukura dhe gjithçka duhet të dini rreth ceremonisë historike
3. Bie kriteri i gjuhës shqipe, propozimi i qeverisë: Të huajt që bëjnë fëmijë fitojnë shtetësinë prej tyre
Gjuha Shqipe nuk do të jetë më kusht për të huajt që duan të përfitojnë nënshtetësinë shqiptare, në rast se ata kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë. Qeveria ka propozuar një Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë ku parashikon heqjen e disa kritereve në përfitimin e saj. Hapi i parë është e drejta e fëmijës së lindur në Shqipëri që të përfitojë shtetësinë papritur moshën madhore. (Lexo më shumë)
4. Shqiptarët, “të refuzuarit” e Europës
Shqiptarët kryesuan listën e të larguarve forcërisht apo vullnetarisht nga Bashkimi Europian gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti Europian i Statistikave tregojnë se gjatë 2022-shit u kthyen në vend 9 mijë e 950 shqiptarë. Lista ndiqet nga qytetarët nga Gjeorgjia dhe Siria. (Lexo më shumë)
5. Takimi Kurti-Vuçiç, pajtim për të pagjeturit, por jo për Asociacionin
Me qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës. Kështu u mbyll raundi i fundit i bisedimeve mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandea Vuçiç, i zhvilluar të martën në Bruksel. Ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve kërkuan nga palët qasje më konstruktive, ndërsa shprehën frikë për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës. (Lexo më shumë)
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Çmimet e karburanteve
Nafta: 169 lekë/litri me pakicë, 157 lekë/litri me shumicë
Benzina: 172 lekë/litri me pakicë, 161 lekë/litri me shumicë
Gazi: 62 lekë/litri me pakicë, 50 lekë/litri për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litri
Bordi i Transparencës, 04/05/2023
Video për të mos u humbur
Beteja në ajër, Ukraina me sytë nga sistemet e mbrojtjes raketore
Këta janë 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023, sipas “Forbes”
Takimi i papritur në kazanin e plehrave, drejtori i shkollës dhe ariu tremben nga njëri-tjetri (A2 Televizion)