5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 22/07/2023

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 11:24 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 22/07/2023

Çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn, mbyllet sesioni parlamentar, arka e shtetit, kërcënimet e Putinit dhe Inteligjenca Artificiale.

1. Arben Ahmetaj zyrtarisht në kërkim, çfarë ndodh tani?

Pas miratimit nga Kuvendi i arrestimit të tij, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare për aferën e inceneratorëve. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Urdhri i është dorëzuar nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetin. Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendore të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, vijohet procedura për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij.

Cilat janë procedurat ligjore që presin Ahmetajn në rast arrestimi në ishull?

2. Mbyllet sesioni parlamentar, nismat që u miratuan dhe çfarë u shty për të shtator

Socialistët mbyllën punimet e sesionit parlamentar duke miratuar të gjitha nismat që kishin në agjendë. Kompaktësia e të majtës u dallua tek tri nismat të cilat kishin ngjallur më shumë debat. Por ndërsa ligji për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e mjekësisë u miratuan në unanimitet, kjo kompaktësi nuk u pa te nisma për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore. Tre xhaketa të vjetra të së majtës, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe zgjodhën ta abstenonin nismën e Edi Ramës. Pavarësisht kësaj, votat e tjera në sallë ishin të mjaftueshme që ligji të miratohej.

Pas seancës maratonë, që u mbyll të premten në orën 5 të mëngjesit, deputetët nisën pushimet, duke mbartur për në vjeshtë tri nisma të tjera që nuk arritën të miratonin këtë sesion. Reforma Zgjedhore, dekomunistizimi apo Avokati i Popullit janë çështje që mbetën në tryezat e deputetëve. Kësisoj, debati politik që do të rinisë në shtator, do të ketë edhe përplasje të vjetra të cilat do të ushqejnë politikën shqiptare pas mbi 40 ditëve relaks veror. (Lexo më shumë)

3. Arka e shtetit vijon të mbushet, në 6 muaj hynë në buxhet më shumë para se parashikimi

Arka e shtetit po vijon të mbushet, madje më shumë se parashikimet më optimiste. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se nga janari ne qershor buxheti u shtua me 320 miliardë lekë. Nëse do ta krahasonim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, kjo është një shifër 40.24 miliardë lekë më shumë. Po ashtu ajo flet për 18.3 miliardë më tepër se sa ishte planifikuar për t'u mbledhur. (Lexo më shumë)

4. Putin i kujton Polonisë kush i dha “toka gjermane”

Presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të kërcënojë shtetet e NATO-s, për përfshirjen e tyre në luftën që ai po zhvillon në Ukrainë. Këtë herë, Putin i kujtoi Polonisë, se ishte ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, që i bëri dhuratë Polonisë territoret e saj perëndimore, duke ia marrë Gjermanisë, pas Luftës II Botërore. Ai paralajmëroi gjithashtu për ndonjë sulm të mundshëm ndaj Bjellorusisë. “Kjo do të thotë sulm ndaj Rusisë. Ne do të reagojmë me të gjitha mjetet në dispozicion”, tha Putin.

Lajmet e fundit nga lufta në Ukrainë

5. Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar Inteligjencën Artificiale

Gjatë muajve të fundit, chatbot-et, si ChatGPT, apo gjeneruesit e imazheve, si Midjourney, janë shndërruar me shpejtësi në një fenomen kulturor. Gjithnjë e më shumë njerëz dhe organizata po përdorin inteligjencën artificiale për të automatizuar punën e tyre të përditshme, apo për ta lehtësuar atë. Por si formohet inteligjenca artificiale? Çfarë janë chatbot-ët? Lexoni artikullin për të kuptuar thjesht inteligjencën artificiale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/22/nje-udhezues-i-thjeshte-per-te-kuptuar-inteligjencen-artificiale/

Parashikimi i motit për fundjavën, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/ccWPRvYlAlQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos