
1. Saimir Tahiri fiton lirinë
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, fitoi lirinë të premten, pasi Gjykata e Elbasanit vendosi që ai të kryejë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vitesh e 4 muajsh, pasi u shpall fajtor për shpërdorim detyre. Vendimi u mor në një kohë kur Tahiri kishte kryer gjysmën e dënimit. Sipas Gjykatës, ai fitoi lirinë për shkak se duhet të kujdeset për fëmijët e mitur, duke qenë se bashkëshortja e tij nuk mund të bëjë këtë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo që ra në sy në vendimin e zbardhur të gjykatës është që, ndonëse në “arrest shtëpie”, Tahirit i lejohet që të dalë nga banesa për plotësimin e nevojave familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë dakord.
Klikoni këtu për detajet dhe reagimet e lirimit të Tahirit
2. Ilir Meta, në “Intervistë” me Merita Haklaj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita i humbi zgjedhjet vendore të 14 majit, për shkak të një operacioni kriminal shtetëror të mirëstrukturar. i ftuar në “Intervistë” me Merita Haklaj, Meta hodhi poshtë tezën se po të mos ishte ai dhe Sali Berisha në koalicion, do të kishte më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. i pyetur për rishfaqjen në publik të Lulzim Bashës, Meta e quajti atë “vartësi të Taulant Ballës” dhe tha se ai është autori i gjendjes në të cilën ka përfunduar aktualisht e djathta shqiptare.
Intervista e plotë
3. Kushtet e Perëndimit për Kosovën
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e protestave të serbëve në komunat e veriut të Kosovës, për të penguar marrjen e detyrës nga kryetarët shqiptarë të zgjedhur, situata duket më e qetë në terren. Megjithatë, Perëndimi kërkon nga qeveria Kurti që të zhvillojë zgjedhje të reja, sigurimi i pjesëmarrjes së komunitetit serb dhe nisja e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Në Prishtinë, opozita kërkon edhe dorëheqjen e Kurtit, të cilin e konsideron përgjegjës për përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
4. Shqipëria më e plakura në botë deri në vitin 2100
Dikur një prej popullsive më të reja në botë, por brenda disa dekadave Shqipëria pritet të kalojë tërësisht në krahun tjetër. Projeksionet e realizuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2100 Shqipëria do ketë popullsinë më të plakur në botë, ku 49% e banorëve do të jenë mbi moshën 65 vjeçare. Sipas sociologëve, shifrat janë alarmante. Lexo më shumë
5. Largimi i Putin artikulohet në mediat ruse për herë të parë
Për herë të parë që prej nisjes së luftës, në televizionin shtetëror rus është artikuluar ideja e largimit të Presidentit Vladimir Putin. Opozitari Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar të ashtuquajturin operacion special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh në kanalin NTV se rusët duhet të zgjedhin një lider të ri në zgjedhjet e vitit 2024. “Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putinin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh opozitari rus. Në terren, duket se Ukraina po përgatitet për kundërofensivën dhe vijon të realizojë sulme brenda territorit rus.
Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë
Parashikimi i motit, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN
Çmimet e karburanteve
Nafta: 173 lekë/litër
Benzina: 173 lekë/litër
Gazi: 63 lekë/litër (A2 Televizion)
Bordi i transparencës, 10 maj 2023