
Riformatohet kabineti Rama, “mirazhi” i BE, miliona turistë në Shqipëri, Kombëtarja synon Euro 2024 dhe ana e errët e Hënës.
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar 40% të kabinetit të tij qeveritar, duke lëvizur 7 ministra nga drejtimi i dikastereve përkatëse. Në mbledhjen e asamblesë së PS-së më 4 shtator, Rama bëri publike emrat e rinj që do t’i bashkohen qeverisë, lëvizjet brenda kabinetit, rikthimet. Përveç largimeve, kryeministri vendosi të shkrijë Ministrinë e Shërbimeve dhe të rikthejë Ministrinë e Pushtetit Vendor që do të drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
Olta Xhaçka, e cila u përjashtua nga qeveria e Ramës, tashmë do të jetë vetëm deputete e PS-së. Mandat për te cilin duhet të përgjigjet në Kushtetuese, për konflikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik kur ajo ishte pjesë e kabitenit si ministre e Jashtme.
Hetimet nga BE-ja për fondet e IPARD e kanë lënë Frida Krifcën jashtë politikës aktive. Gjithashtu, edhe ministrja pa portofol Edona Bilali tani do të shërbejë vetëm si deputete e mazhorancës, ndërsa për dy anëtarët e tjera të qeverisë, Evis Kushi dhe Milva Ikonomi, pasi i largoi nga ekzekutivi Rama u dha poste në parti.
Në fund të gushtit, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, surprizoi liderët e Ballkanit Perëndimor në Forumin e Bledit në Slloveni, teksa foli për një datë konkrete për integrimin e rajonit në familjen europiane. Propozimi i Charles Michel nuk u prit me entuziazëm në Komisionin Europian duke shkaktuar një përplasje të institucioneve në BE. Në Tiranë ekspertët e procesit të integrimit, bashkë me njerëzit e politikës të përfshirë në të, e cilësojnë ende të paplotë deklaratën e Charles Michel, të paktën deri në momentin që do të ketë një vendim në bllok nga ana e shteteve anëtare.
Bumi i promovimit mediatik të Shqipërisë duket se dha rezultate teksa shifrat për 8 muajt e parë të vitit ja kalojnë edhe vitit 2022. Në periudhën janar-gusht 2023 rreth 7,1 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre ose thënë ndryshe rreth 27% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7,5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, i cilësuar si viti më i mirë ndonjëherë në turizëm.
Kombëtarja e Shqipërisë kaloi me sukses testin e parë vendimtar për kualifikueset e Euro 2024, kur barazoi 1-1 me Çekinë në Pragë në datën 7 shtator. Në sfidën kundër Polonisë, të dielën në “Arenën Kombëtare”, me stadiumin e mbushur plot, kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren. Sa i përket dëmtimeve, mesfushori Qazim Laçi nuk do të mund të rikuperohet, ndërsa Keidi Bare nuk është stërvitur rregullisht me skuadrën për shkak të një problemi shëndetësor, por që pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.
Lexo më shumë rreth Kombëtares
Misioni indian, “Chandrayaan-3”, po zbulon të dhëna të reja rreth anës enigmatike të Hënës. Misionet e ardhshme në këtë zonë janë planifikuar edhe nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Por çfarë e bën këtë pjesë enigmatike të njohur si Poli Jugor i Hënës, kaq magjepsëse?
Arratisje spektakolare nga burgu
Era e fortë bën makinën të lëvizë mbrapsht (A2 Televizion)