
Pavarësisht tendencës rritëse për të tretën ditë radhazi, përsëri monedha europiane po tregtohet nën nivelin e 107 lekëve gjatë kësaj jave.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet mesatarisht për 106.5 lekë duke fituar vetëm 0.28 pikë në raport me një ditë më parë.
Kjo është dhe vlera më e lartë e arritur në 2 javët e fundit. Në shitje, euro po këmbehet me 106.95 lekë, ndërsa po blihet për 106.03 lekë.
Sipas aktorëve të tregut, euro do të qëndrojë në një ekuilibër të ri ndërmjet 105-110 lekëve. Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)