Më pak se 3% janë kompensuar, shtyhet me 5 vite të tjera afati për dëmshpërblimin e ish-pronarëve

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 14:50 | Ekonomi
Më pak se 3% janë kompensuar, shtyhet me 5 vite të tjera afati

Pas gati tetë vitesh nga miratimi i ligjit që i hapte rrugë kompensimit të ish-zotëruesve të pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist, më pak se e 3 për qind e tyre janë dëmshpërblyer. T

Të dhënat nga Agjencia për Trajtimin e Pronave tregojnë se që nga nisja e funksionimit të saj në vitin 2016, e deri në fund të vitit të shkuar, janë dëmshpërblyer financiarisht 821 nga 26 mijë e 91 ish-pronarë përfitues.

“Kjo ndodh vetëm për një arsye. Sepse skema e miratuar e bën ish-pronarin të jetë në dorë të shtetit. Shteti i thotë, po i do shpejt paratë, merr 20% e dhe 80 % i mbaj unë”, u shpreh Myrshit Vorpsi.

Si afat për kompensimin e ish-pronarëve ishte lënë viti 2025, por duke qenes e procesi nuk i përmbushi objektivat ai do të shtyhet edhe me 5 vite të tjera.

“Ndonëse kanë kaluar kaq vite ne ende nuk dimë vlerën totale për të dëmshpërblyer ish-pronarët. Gjithashtu duhet të presim vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut”, shtoi Vorpsi.

Në pritje të ndryshimeve gjyqësore, të dhënat nga Agjencia për Trajtimin e Pronave tregojnë se në dy vitet e fundit nuk është kompensuar asnjë ish-pronar, ndërsa shifrat e dëmshpërblimeve rezultonin në rënie para kësaj periudhe.

“Jemi përballë një udhëkryqi ku na ka futur ligjvënësi shqiptar që prej vitit 2015 kur miratoi edhe ligjin 133/15”, tha kreu i shoqatës.

Të dhënat nga ATP tregojnë se gjatë 2016-s kur edhe nisi procesi u paguan më shumës e 1.8 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve. Shifra u rrit në gati 2 miliardë lekë gjatë 2017-s për të vijuar më pas trajektoren rënëse deri në vitin 2020.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi