Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiç, pranoi këtë javë se ishte ai organizatori i sulmit errorist në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Por ai zhveshi nga përgjegjësia Beogradin, duke thënë se gjithçka e kishte organizuar “me kokën e tij”. Në përgjigje të zhvillimeve, NATO autorizoi shtimin e trupave në Kosovë, ndërsa Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë të largojë trupat nga kufiri me Kosovën si dhe paralajmëroi për sanksione. Të gjitha zhvillimet
Pas 4 muajsh proces gjyqësor dhe 2 javësh e tërhequr në dhomën e këshillimit, Gjykata e Posaçme u bind se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është korruptuar, ka shpërdoruar detyrën dhe ka pastruar para gjatë kontraktimit dhe ndërtimit të inceneratorit të Fierit. Pasi e deklaroi fajtor për të tre këto vepra, treshja gjykuese dha një dënim me 10 vite burg për ish-ministrin, që kishte zgjedhur të mos ishte prezent në sallë gjatë shpalljes së verdiktit. Koka dhe të gjithë të bashkëpandehurit fajtorë përfituan uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Lexo më shumë
Thuhet se historinë e shkruajnë fituesit, por analiza politike në zgjedhjet lokale në Kukës bëhet tek humbësit, kur pritshmëritë publikisht i kishin deklaruar të larta. Ekspertët shpjegojnë pse rezultati i votimit tregoi një dominim total elektoral të socialistëve në bashkinë dikur bastion të së djathtës. Jo vetëm për shkak të fletëve të votimit që kishin arritur në mblidhnin në çdo kuti, por edhe për mënyrën e organizimit të tyre. Lexo më shumë
Muaji gusht regjistroi rekord në depozitat në valutë në bankat shqiptare, teksa arritën një vlerë totale në 7,1 miliardë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë stoku i kursimeve në euro u rrit me 4,2% në këtë periudhë të vitit, nga 6,8 miliardë euro në muajin korrik. Prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga turizmi por dhe përftimet nga luhatjet e kursit të këmbimit, rritën flukset valutore në tregun financiar vendas, veçanërisht ato në monedhën e përbashkët evropiane. Në të kundërt kursimet në monedhën vendase kanë vijuar tendencën tkurrëse. Lexo më shumë
Dy terroristë sulmuan me bomba Ministrinë e Brendshme të Turqisë të dielën në Ankara. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se dy policë u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një prej atentatorëve vdiq në vend dhe tjetri u arrestua. Në videot e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet sesi ata vijnë pranë ministrisë me një makinë dhe njëri prej tyre i afrohet hyrjes së godinës, ku edhe hedh veten në erë. Lexoni gjithçka rreth ngjarjes dhe të gjitha reagimet
Nga Rusia në Shqipëri me mendjen në Ukrainë, historia e volejbollistit të Tiranës
Orë pas ore me aksionin e policisë së Kosovës, grupi i xhirimit të A2 CNN në Banjskë
Trump tallet me Biden: Ai as nuk zbret dot nga skena (A2 Televizion)