![5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta – 23 shtator 2023](https://cdnimpuls.com/a2news.com/wp-content/uploads/2022/12/-1000-0-5-gjera-per-tu-lexuar-ne-5-minuta-a2-cnn-lajme-nga-vendi-lajme-nga-bota-1280x720.jpeg)
Java e Shqipërisë në OKB, ndryshimi i Kodit Zgjedhor, “trau” i eksporteve shqiptare, tensionet SHBA-Kosovë dhe udhëtimi i frytshëm i Zelenskyt
Shqipëria, një shtet i vogël ballkanik në kontinentin Europian mori jo pak vëmendje në javën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mblodhën në SHBA. Me optimizmin e një vendi që do të drejtonte Këshillin e Sigurimit, për herë të parë udhëtuan drejt Nju Jorkut dy drejtuesit e Lartë të shtetit shqiptar në të njëjtën kohë.
Qëndrimi i qartë i Shqipërisë kundër Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës dhe mesazhet e kryeministrit shqiptar para mbledhjes nuk u pritën mirë nga Moska zyrtare. Diplomacia nuk zuri më vend në këtë debat të Shqipërisë dhe Rusisë për rreth 10 minuta, nga njëra anë ambasadori shigjetonte praninë e presidentit ukrainas me të shkuarën e tij si komedian, nga ana tjetër kryeministri Rama ironikisht i ofroi një zgjidhje që me vetëdije nuk do të pranohej.
Kuvendi vendosi të rijetëzojë komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Politika shqiptare e cila dy vitet e fundit është futur në një kaos, herë me sherrin e përhershëm tashmë për drejtimin e PD-së, e hera herës me arrestimet e SPAK, e vendosi në plan të dytë reformimin e Kodit Zgjedhor. Kjo neglizhencë politike është e dokumentuar ku 18 muaj nuk ka mundur të bëjë as 10 mbledhje me zero produkt çka ka ngjallu edhe skepticizmin nëse reforma zgjedhore është në planet e politikës apo jo.
Po përse është i rëndësishëm ndryshimi i Kodit Zgjedhor?
Tre dekada më parë, në vitin e largët 1993 që shënjonte hapat e parë drejt ekonomisë së hapur, kompanitë shqiptare shitën në tregjet e huaja mallra me vlerë 105 milionë dollarë. Eksportet ishin të mbështetura kryesisht te produktet bujqësore (bimë mjekësore, duhan), nga metale (ferrokrom dhe alumin), nga lëkura, nga lëndë drusore dhe nga produktet minerale (karburante). Pas 30 vitesh, eksportet e mallrave shqiptare janë rritur ndjeshëm në volum dhe vlerë. Megjithatë “fytyra” e tyre pak ka ndryshuar në drejtim të asaj që shesim jashtë.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po kujdeset t’ia bëjë të qartë Kosovës se duhet t’i bindet procesit të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja. Diplomati amerikan, i cili ka qenë i zëshëm në përkrahjen ndaj ndërmjetësueseve europian në deklaratë të shumta, gjatë ditëve të fundit, theksoi sërish se mesazhet që po vijnë nga Prishtina, janë shqetësuese. Escobar iu referua kritikave ndaj emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili sipas kryeministrit Kurti mban anën e Serbisë. Në reagimin e tij të fundit, zyrtari amerikan u tregua më i drejtpërdrejtë dhe i ashpër, duke paralajmëruar Kosovën me pasoja të rënda nga BE-ja, si bllokim të integrimit.
Lexo më shumë mbi atë që po ndodh në Kosovë:
Premtimi i presidentit amerikan Joe Biden për një paketë të re ndihmash ushtarake prej 325 milionë dollarësh, duket se i ka kënaqur pritshmëritë e liderit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhej në Nju-Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Biden u zotua se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Ukrainës, por disa armë nuk u përfshinë në “paketën e ndihmës”, edhe pse kërkohen prej kohësh nga Kievi.
Kanë parcela të tëra me vreshta, por detyrohen të punojnë roje
Rusi-Ukrainë mbizotëron debatet për orë të tëra, gjithçka ndodhi në sallën e OKB?
Avokatja shqiptare “zhvishet” në Namibi, përvoja e një udhëtimi mbresëlënës (A2 Televizion)