“A po talleni?”. Kështu iu përgjigj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pyetjes së Sky Neës nëse do të ekstradonte në Kosovë Milan Radoiçiçin, të akuzuar si orkestrues të sulmit terrorist në Banjskë, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. “Nuk mund të them mik, por po, është bashkëpunëtor i afërt”, tha Vuçiç. Nga Tirana, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i kërkoi Serbisë që të sqarojë rrethanat e 24 shtatorit dhe të ngjarjeve ndaj ushtarëve të KFOR. Ndërsa ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guerot, theksoi nevojën për “të vërtetuar me saktësi faktet” nëse Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist apo jo.
Gjithçka rreth tensioneve në Kosovë
Dhjetë ditë pasi u fajësua për inceneratorin e Fierit, një tjetër trupë gjykuese e Gjykatës së Posaçme vlerësoi se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është korruptuar dhe ka pastruar para edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit. Por, ish-zyrtari i lartë mundi të fitojë pafajësi për një nga veprat penale për të cilat e akuzonte SPAK, atë të “shpërdorimit të detyrës”. Ndonëse me një akuzë më pak, për dy të tjerat ish-ministri u dënua me 8 vjet e 6 muaj burg. Duke i llogaritur uljen e një të tretës prej gjykimit të shkurtuar, gjykata dha përfundimisht 5 vjet e 8 muaj burg për të. Akuza e “shpërdorimit të detyrës” u rrëzua edhe për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili fitoi pafajësi. Lexo më shumë
Ruzhdie Balliu është vetëm njëra nga 9 gratë dosja e të cilave kaloi për gjykim me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terroriste. E kthyer në vitin 2019 nga misionet e riatdhesimit nga kampi Al Hawl, e moshuara nuk besonte se mbi të do të rëndonte një akuzë kaq e rëndë si ajo e terrorizmit edhe pse historia e saj është ndryshe. Lexo më shumë
Kur ekonomia e një vendi rritet, kjo rrjedhimisht përkthehet në më shumë mirëqenie për njerëzit. Kjo është një tezë tashmë e gjithë-pranuar në pjesën dërrmuese të ekonomive në botë. Por analizimi i shifrave tregon se rritja ekonomike në Shqipëri nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për familjet dhe individët. Lexo më shumë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “është në luftë”, pasi militantët e Hamasit në Gaza nisën një sulm të befasishëm duke hedhur mijëra raketa drejt Izraelit e duke u futur në territorin e tij përmes tokës, ajrit dhe detit. Sipas autoriteteve zyrtare izraelite, dhjetëra vetë kanë humbur jetën dhe mbi 800 janë plagosur. Autoritetet palestineze raportojnë për gati 200 të vdekur dhe mbi 1600 të plagosur. Sipas Forcave Izraelite të Mbrojtjes, po luftohet në 6 pika të ndryshme. Sulmi nisi në 50-vjetorin e Luftës së vitit 1973.
Stolia shqiptare në zemër të Zagrebit
A është kjo gruaja më e rrezikshme në botë? (A2 Televizion)