Lufta “shtyn” ndeshjen Izrael-Zvicër, ende asnjë vendim për sfidën me Kosovën

Nga A2 CNN
8 Tetor 2023, 20:16 | Futboll
Lufta “shtyn” ndeshjen Izrael-Zvicër, ende asnjë vendim

Izraeli kishte në program me 12 tetor ndeshjen shtëpiake ndaj Zvicrës (kualifikuese), ndërsa 3 ditë më pas atë ndaj Kosovës.

Duke qenë se Izraelitët janë në situatë lufte, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më 7 tetor, UEFA ka vendosur që të shtyjë takimin me zviceranët. Sa i takon sfidës jashtë me Kosovën, mungon një vendim konkret.

“UEFA do të pres edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraeli mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet.  UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos