Dinamo në kaos, largohen Ledian Memushaj dhe përgatitësi atletik

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 11:16 | Futboll
Dinamo në kaos, largohen Ledian Memushaj dhe përgatitësi atletik

Kaos te Dinamo. Sikur të mos mjaftonte ecuria negative dhe rezultatet e dobëta në fushë, tek kryeqytetasit kanë nisur dhe largimet. Ledian Memushaj dhe Corrado Sacchone nuk janë më pjesë e stafit teknik të bluve.

Burime pranë klubit tregojnë se ish-futbollisti i Kombëtares, Ledian Memushaj, pas një bisede të gjatë me drejtuesit, ka vendosur të largohet për arsye personale. Ndërsa, sa i përket përgatitësit atletik italian, i cili më herët ka qenë pjesë edhe e Partizanit, ka mbyllur bashkëpunimin me klubin dinamovit pa dhënë detaje.

Pas disa ditëve pushim për shkak të Kombëtares, Dinamo ka nisur punën intensive për t’iu rikthyer sa më shpejt fitores. Para se skuadra të zhvillonte seancën stërvitore, lojtarët, stafi dhe drejtuesit kryesor bënë një mbledhje të gjatë lidhur me ecurinë e ekipit. 

Presidenti Ardian Bardhi, si dhe drejtori sportiv Haris Fakiç kërkuan sa më shpejt reagimin nga skuadra, pasi aktualisht Dianamo është në kuotën e 7 pikëve, në vendin e fundit në klasifikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos