Armando Broja tek Interi? Reagon drejtori sportiv i zikaltërve

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 14:26 | Futboll
Armando Broja tek Interi? Reagon drejtori sportiv i zikaltërve

Drejtori sportiv i Interit, Piero Aussilio, gjatë pjesëmarrjes në Federatën Shqiptare të Futbollit, aty ku ishte i ftuar në kursin për drejtorët sportiv, ka folur për sulmuesin e Kombëtares kuqezi, Armando Broja.

Ai është shprehur se nuk do të nënshkruajnë me të pasi janë të kënaqur me sulmuesit që kanë.

“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me Kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm duke nisur nga e enjtja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos