Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikueset e “Euro 2024”. Dardanët po stërviten për ndeshjen ndaj Andorrës, ku kërkojnë një rezultat pozitiv.
Edhe pse me shumë mungesa, përfaqësuesja e Kosovës ka optimizëm se mund të dalë me pikë nga kjo transfertë. Vedat Muriqi nuk do të jetë në dispozicion të teknikut, për shkak se është i pezulluar. Përveç tij, shqetësime ka dhe për lojtarin Edon Zhegrova. 24-vjeçari është në dyshim dhe gjendja e tij do të vlerësohet vetëm pas ekzaminimeve mjekësore.
Skuadra do të zhvillojë dhe një seancë stërvitore sot në Kosovë dhe të mërkurën në mëngjes do të niset drejt Andorrës. Dueli është programuar në datën 12 tetor, në orën 20:45 dhe pas kësaj Kosova luan kundër Izraelit, që deri më tani si datë zyrtare është 15 tetori, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse do të shtyhet apo jo.
“Dardanët” i kanë shuar shpresat për një kualfikim. Aktualisht, ata janë të parafundit në grupin I, me vetëm 4 pikë, 10 larg Zvicrës kryesuese dhe 8 nga Rumania e vendit të dytë. (A2 Televizion)