Granada e Myrto Uzunit arriti të ndalë Barcelonën në LaLiga, në një ndeshje tejet të vështirë për katalanasit.
Pas vetëm 17 sekondash lojë, vendasit realizuan gol me autor Zaragozën, i cili mposhti Ter Stegen. Sulmuesi 22-vjeçar nuk u ndal me kaq, pasi vetëm pak më vonë mori një top perfekt nga Gumbau dhe çoi shifrat në 2-0.
Yamal, në fundin e pjesës së parë, shkurtoi diferencat për katalanasit.
Në fraksionin e dytë, gjërat ndryshuan disi për skuadrën e Xavit, që rrezikoi dhe më shumë. Pesë minuta para fundit ishte Roberto që siguroi 1 pikë me vlerë për ekipin e tij.
Sa i përket futbollistit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ai luajti titullar në këtë takim, ndërsa trajneri Lopez preferoi ta mbante në lojë për 58 minuta. (A2 Televizion)