Sondazh: Cilin stil pëlqeni më shumë për dekorimet e fundvitit?
  • Tradicional 47%
  • Modern 24%
  • Pak nga të dyja 29%

Ylli i Belgjikës var këpucët në gozhdë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 11:23 | Futboll
Ylli i Belgjikës var këpucët në gozhdë

Duhet të dish të dëgjosh dhe të ndalosh në momentin e duhur”.

Kështu e nis postimin e gjatë të publikuar në profilin e tij në Instagram, Eden Hazard, i cili në moshën 32-vjeçare ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

I mbetur pa skuadër në verë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, lojtari belg njoftoi tërheqjen e tij në rrjetet sociale, duke i dhënë fund efektivisht epokës së “Brezit të Artë” të Belgjikës.

Si shtylla kryesore e ekipit kombëtar belg për më shumë se një dekadë, Hazard magjepsi tifozët me lojën e tij teksa udhëhoqi “Djajtë e Kuq” në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, të cilën ata e humbën ndaj Francës në 2018 dhe e pasuan me një fitore ndaj Anglisë në minifinalen për vendin e 3-të.

Futbollisti me origjinë nga La Louvière ka dhënë më të mirën e tij edhe me klubet e Lille dhe Chelsea ku shkëlqeu në sulmin e “Bluve të Londrës”, duke bindur Florentino Perez që ta transferojë në Madrid.

Eksperienca si galaktik te “Los Blancos” nuk shkoi siç duhet për yllin belg, por pas përfundimit të karrierës, 32-vjeçari koleksionon një Ligë të Kampionëve, dy trofe të Europa League, një Superkupë evropiane, një Kupë të Botës, dy trofe të Premier League, dy në La Liga dhe një trofe të Ligue 1.

Në fund, një falenderim i madh për ju, fansat e mi, që më keni ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve dhe për inkurajimin tuaj kudo që shënova. Tani është koha për të shijuar të dashurit e mi dhe për të pasur përvoja të reja. Shihemi së shpejti jashtë fushës miqtë e mi”, ishte mesazhi përmbyllës i Hazard.

Debat - nga Alba Alishani