3 javë në spital, shtohet frika për yllin hollivudian

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 20:50 | Showbiz

Gjendja shëndetësore e aktorit Jamie Foxx vijon të jetë shqetësuese. Tre javë pas shtrimit në spital për një “urgjencë mjekësore”, ylli hollivudian vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, sipas “TMZ”.

Familja po e mban sekret situatën, por burime pranë Jamie Foxx kanë thënë që tashmë kanë nisur lutjet për të.

Foxx po xhironte disa javë më parë një film të ri, së bashku me aktoren e famshme Cameron Diaz, ndërkohë që po punonte edhe për një spektakël të ri televiziv.

55-vjeçari ka fituar një çmim Oscar si aktori më i mirë, për performancën e tij në filmin “Ray”. Mes shumë roleve që ka interpretuar, spikasin ato në filmat “Django Unchained”, “Collateral”, “Miami Vice”, “Stealth”, “The Soloist”, “Baby Driver” e “Just Mercy”.

Përveç kinematografisë, Foxx ka publikuar edhe disa albume muzikore, mes të cilëve “Unpredictable” dhe “Intuition”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024