Radhë kilometrike janë regjistruar gjatë ditës së sotme edhe në Kakavijë. Mësohet se radha prej 5 km është shkaktuar në pjesën greke në dalje të territorit, pasi pala greke po punon vetëm me një sportel.
Emigrantet shqiptare po presin radhën për vendosjen e vulës në pasaportat e tyre në sportelin e policit grek.
Takimi i para 4 ditëve në Kakavijë mes drejtuesve të Policive Kufitare helene e shqiptare, kishte për qëllim pikërisht eliminimin e këtyre radhëve përmes shtimit të kapaciteteve përpunuese nga pala greke. (A2 Televizion)