Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Ambasadori amerikan në Kosovë ka një porosi për Listën Serbe

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 09:41 | Kosova
Ambasadori amerikan në Kosovë ka një porosi për Listën

Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kërkoi nga qeveria e Albin Kurtit që të vendosë kuadrin ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat ku ka kontestime, ndërsa porositi serbët që të marrin pjesë në procese demokratike.

“Ne e konsiderojmë Kosovën shtet sovran, të pavarur dhe demokratik. Dhe kështu, puna që bëjmë me Listën Serbe, një parti që është parti politike e Kosovës, parti opozitare në Kosovë, është e ngjashme me punën që bëjmë me partitë e tjera opozitare në Kosovë. Ne hedhim poshtë çdo sugjerim se Kosova është diçka tjetër përveç shtetit të pavarur, dhe kjo përfshin veriun e Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht se ku është kufiri, është në veri të Mitrovicës, apo jo? Dhe kështu, ne kërkojmë që Lista Serbe të luajë rolin e saj si parti politike në një Kosovë sovrane, demokratike dhe të pavarur. Ne nuk e konsiderojmë atë si parti politike serbe, ne e konsiderojmë si një parti të serbëve etnikë në Kosovë, duhet ta bëj të qartë këtë pikë”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan përmendi nevojën për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe nga qeveria e Kosovës, gjithashtu dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Për Kosovën kjo do të thotë të ecë përpara me njëfarë urgjence në procesin e negociatave dhe themelimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe, si pjesë e angazhimit të marrë nga Qeveria e Kosovës. Nuk është i vetmi detyrim që ka dhe kjo nuk është dispozita e vetme e marrëveshjes së Ohrit, por është e rëndësishme. Por po ashtu ne shikojmë që edhe qeveria e Serbisë t'i zbatojë obligimet e saj, ajo ka hyrë në një sërë obligimesh dhe ato duhet të përmbushen”, tha ai.

Këto komente Hovenier i bëri gjatë një eventi ku SHBA-ja dhuroi 250 kamera trupi dhe 113 të instalueshme në vetura për policinë e Kosovës.

https://a2news.com/2023/08/01/zgjedhjet-ne-veri-kurti-nis-procedurat-per-largimin-e-kryetareve-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli