Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Zgjedhjet në veriun e Kosovës, VV: BE të heqë sanksionet, PDK kritikon qeverinë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 14:34 | Kosova
Zgjedhjet në veriun e Kosovës, VV: BE të heqë sanksionet,

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet vazhdon të këmbëngulë se fillimisht duhet të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe pastaj të shpallen zgjedhjet në veri. Kjo sipas partisë, është e nevojshme për të garantuar barazinë në dialogun me Serbinë.

Mirëpo, një qasje e tillë kritikohet nga partia më e madhe opozitare në vend, PDK, ndërsa analistët politik kërkojnë një zgjidhje ku nuk lëndohet demokracia në veri, por as raportet me aleatë. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress se procesi zgjedhor në veri duhet të jetë i lirë dhe me qasje të të gjithëve.

“Procesi zgjedhor është një proces që duhet të karakterizohet me atmosferë të lirë dhe qasje të të gjithëve në procesin zgjedhor, kjo përbënë themelin e demokracisë. Për të qenë në një situatë dhe rrafsh të barabartë ku kërkohet edhe kthim në dialog dhe natyrisht edhe barazi ndërmjet palëve, heqja e masave është e para dhe pastaj vijnë procedurat të tjera”, tha Kusari-Lila.

Kritik ndaj këtyre qëndrimeve të pushtetit në raport me Bashkimin Evropian është anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Ai thotë për KosovaPress se nuk mund të paragjykojnë se cila do të jetë zgjidhja për zhvillimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, por kryetarët nga radhët e PDK-së nuk do jene bllokues.

 “Kryetarët e PDK-së që janë atje nuk do të jenë bllokues. Ata do të jenë siç është PDK-ja, ne mbetemi të vendosur se procesi i normalizimit të kësaj situate duhet të bëhet në koordinim të plotë me partnerët. Nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, por PDK-ja nuk do t’i prijë këtij procesi, pasi nuk janë problem kryetarët e PDK-së atje, por problem është kjo qeveri”, tha Pajaziti.

Në anën tjetër, analist politik Visar Xani thotë se ekzekutivi duhet të gjejë një zgjidhje për shpalljen e zgjedhjeve në veri gjatë vjeshtës, qoftë me peticion apo dorëheqje të kryetarëve aktual.

“Të gjendet mundësia sesi mund të organizohen këto zgjedhje pa u lënduar demokracia. Ndryshe edhe faktorin dërkombëtar duhet të bëjë të qartë se nëse serbët nuk marrin pjesë në këto zgjedhje, atëherë kushdo që i fiton këto zgjedhje edhe me dhjetëra vota do të duhej të ishte i pranueshëm me qëllim që të ketë një përmbyllje të këtij procesi”, u shpreh Xani.

Ndërkaq, në Bashkimin Evropian kanë kërkuar nga pala kosovare të ndërmarrë hapa për shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur në veri, por pa përmendur mundësitë e largimit të masave ndëshkuese.

https://a2news.com/2023/07/26/kurti-masat-e-be-se-duhet-te-hiqen-para-shpalljes-se-zgjedhjeve-ne-veri/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli