Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 28-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.
Policia njofton se ka qenë një telefonatë e qytetarëve, që ka sinjalizuar trupin e pajetë brenda një mjeti dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me këtë rast.
Paraprakisht, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, megjithatë trupi është dërguar në morgun e kryeqytetit për kryerjen e autopsisë do të zbardhë shkakun kryesor të vdekjes.
"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. (A2 Televizion)
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti