Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Flet për “dëshirën britanike për luftë”, Vuçiç akuzon Kurtin: Dëshiron konflikt mes Serbisë dhe NATO-s

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 15:54 | Kosova
Flet për “dëshirën britanike për luftë”,

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshiron ta tërheqë Serbinë në një konflikt me NATO-n.

Duke folur në një intervistë për televizionin Prva, pretendoi se po bën maksimumin për të ruajtur paqen dhe se lidhur me këtë bisedoi dhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore.

Armatimet e marra nga ushtria e Kosovës e kanë shqetësuar dukshëm, aq sa Vuçiç njoftoi se do të bisedojë personalisht me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për dorëzimin e dronëve “Bajraktar”, me qëndrimin se një lëvizje e tillë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti serb pretendoi se Kurti thotë gënjeshtra me deklaratën se Kosova po armatoset për shkak të bazave serbe përgjatë kufijve.

“Kurti thotë të pavërteta. Bazat tona kanë ekzistuar në zonën e sigurisë tokësore që nga konflikti me NATO-n. Kushtet e luftës, forca e teknikës dhe teknologjisë kanë ndryshuar. Ai kërkon një arsye të mjaftueshme për marrëzitë e tij për ta tërhequr Serbinë në një konflikt me NATO-n”, ishte deklarata e Vuçiç.

I pyetur për tezën që qarkullon në disa media të Beogradit, se oficerë të inteligjencës britanike dëshirojnë luftë në veri të Kosovës, ai tha se nuk mendon se Londra ka arsye për trazira. Presidenti serb shtoi se shërbimet e inteligjencës dhe mbrojtjes po i analizojnë ato raportime.

Gjithashtu njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të flasë për këtë temë me Stuart Peach, të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Vuçiç, ndër të tjera, njoftoi se shtatori do të jetë një muaj me shumë angazhime për vendin e tij, duke paralajmëruar takime të ndryshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në datat 18 dhe 19.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu