Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Rigjallërimi i Prishtinës, muret gri prej betoni mbulohen nga arti i rrugës

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 10:40 | Kosova
Rigjallërimi i Prishtinës, muret gri prej betoni mbulohen nga arti i

I njohur si kryeqyteti i betonit, Prishtina po përpiqet të rigjallërojë imazhin e zymtë dhe gri me grafite shumëngjyrëse që po ndihmojnë në shndërrimin e hapësirave publike në zona ma atraktive dhe vibruese.

Do të ishte shumë pozitive nëse do të lejonin më shumë murale artistike. Ka shumë stile të ndryshme që i gjallërojnë njerëzit. Rreth 80 për qind e popullsisë së Prishtinës është e re, dhe kjo është diçka pozitive për syrin por edhe sjell më shumë turistët,” shprehet Daniel Sharon, një artist nga Londra.

Më shumë se 100 artistë nga 28 vende kanë mbuluar një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë të mureve në të ashtuquajturën Rruga Be me art, si pjesë e një festivali 3 ditor.

Rruga ndan ndërtesat e vjetra të epokës komuniste ne perëndim me ato të rejat në lindje, të cilat kanë të gjitha një të përbashkët; hapësira e pakët për shfrytëzim publik dhe përdorimi tepruar i betonit.

Organizatori i eventit, Agon Xhelili tha se imazhi i betonit jepte idenë e diçkaje ende në ndërtim dhe dekorimi i mureve me artin e rrugës do të përmirësonte imazhin për qytetarët dhe turistët.

Kur sheh beton, te jep përshtypjen e një qyteti ende në ndërtim. Kjo nuk është e mirë dhe nuk reflekton pozitivitet për qytetarët. Duket keq për të huajt dhe turistët. Kur artistët shohin këto lokacione mendojnë se është vendi më i mirë për të pikturuar pasi ka shumë hapësirë.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi