Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

“Kosova është në krizë të rrezikshme”, Haradinaj kërkon mbështetjen e opozitës për rrëzimin e qeverisë

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 14:45 | Kosova
“Kosova është në krizë të rrezikshme”,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, përsëriti thirrjen e tij për bashkimin e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se e ka zhytyr vendin në një krizë të thellë.

“Vlerësoj se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Rrezikshmëria nuk vjen vetëm prej mënyrës se si qeveriset Kosova nga brenda, por edhe nga ajo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët e Kosovës. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion me ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumentet, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit. Rrezikshmëria e kësaj krize na detyron dhe na obligon për çka është legjitime me shkuar në mocion të mosbesimit. E pse ky mocion, sepse nga ky moment ku opozita në këtë rast PDK, LDK dhe AAK, bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime menjëherë fillon beteja edhe për votat e mbetura. Dhe aty ndodh mobilizimi i të gjithëve që mendojnë që duhet me ndal këtë gjendje. Besojmë shumë se mocioni kishte me pasur sukses.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi