Vera është bërë për pantallona të shkurtra. Nga zhytjet e mëngjesit në plazh deri te koktejet e perëndimit të diellit, pantallonat e shkurtra xhins janë tashmë pjesë e kësaj fantazie estetike të lidhur ngushtë me ditët dhe pushimet me diell.
Edhe pse shpesh konsiderohen si adoleshente, në fakt, nëse kombinohen në mënyrën e duhur, mund të bëhen një alternativë perfekte. Natyra e saj casual dhe e shkujdesur mund të balancohet nëse vishet me pjesën e sipërme të duhur, ndërkohë që zgjedhja e këpucëve është thelbësore.
Në përgjithësi është më mirë të preferoni këpucë të sheshta, si sandale apo atlete për një rezultat elegant.
Dhe nëse e keni të vështirë të gjeni siluetën e duhur për trupin tuaj, këshilla jonë është të përqendroheni te beli i lartë.
(A2 Televizion)