Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 20:14 | Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet të hani para gjumit

Vështirësia për të fjetur, zgjimet në mes të natës, problemet me pagjumësinë janë shumë të përhapura dhe ndonjëherë varen edhe nga zakonet e të ngrënit, të cilat mund të ndikojnë negativisht në ritmin gjumë-zgjim dhe të përkeqësojnë cilësinë dhe kohëzgjatjen e pushimit, gjë që ka një rol themelor si për mirëqenien psiko-fizike ashtu edhe për shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Kur flini pak dhe dobët, trupi rrit prodhimin e disa hormoneve që nxisin mbipeshën dhe rrisin rreziqet për shëndetin. Në të njëjtën kohë, sistemi imunitar dobësohet dhe radikalet e lira që nxisin plakjen e parakohshme rriten.

Për të luftuar pagjumësinë është thelbësore të shmangni, ose të paktën të kufizoni konsumimin e disa ushqimeve, veçanërisht në darkë. Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet të hani para se të flini.

Djathërat dhe mishrat e pjekur

Djathërat, veçanërisht ata të pstazhonuar dhe mishrat e pjekur, janë të pasur me natrium, i cili stimulon ndjenjën e etjes dhe mund të nxisë zgjimin gjatë natës. Ato gjithashtu ofrojnë tiraminë, e cila mund ta bëjë më të vështirë rënien në gjumë.

Burger dhe ushqime të skuqura

Ushqime të tilla si hamburgeri, patate të skuqura dhe ushqime të tjera tipike të ushqimit të shpejtë përmbajnë një sasi të konsiderueshme yndyrnash të ngopura të cilat ngadalësojnë proceset e tretjes dhe e bëjnë të vështirë pushimin.

Çokollatë

Nëse vuani nga pagjumësia, është më mirë të shmangni edhe çokollatën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Përmban teobrominë, një përbërës që aktivizon sistemin nervor. Falë pranisë së feniletilaminës, e cila nxit prodhimin më të madh të dopaminës dhe norepinefrinës, mund të stimulojë gjendjen e zgjimit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi