Mbreti Charles III rishfaqet në publik

Nga Denisa Pasholli
31 Mars 2024, 17:42 | Showbiz

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe është shfaqur përherë të parë në publik. Ai mori pjesë në shërbimin vjetor të kishës me rastin e Pashkëve në Windsor.

Kjo është paraqitja e tij e parë në një event publik mbretëror që nga diagnostikimi me kancer në muajin shkurt.

Charles, 75 vjeç, përshëndeti publikun ndërsa ai dhe mbretëresha Camilla mbërritën me makinë në Kishë.

Charleska shtyrë të gjitha angazhimet e mëparshme publike që kur Pallati Buckingham njoftoi se ai do t'i nënshtrohej trajtimit. Prania e Mbretit shihet si inkurajim për shumë vëzhgues mbretërorë dhe përkrahës të kurorës, pas deklaratës së papritur të Princeshës së Wellsit, Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos