Dyshimet rreth shëndetit të Kate Middleton, Princesha e Uellsit del në publik, por foto nuk ka

Nga A2 CNN
18 Mars 2024, 17:06 | Showbiz

Dyshimet rreth shëndetit të Kate Middleton, Princesha e Uellsit del

Shqetësimet rreth shëndetit të Princeshës së Uellsit, jo vetëm që nuk po shuhen, por po shtohen akoma më tej. Kjo pasi është raportuar për dy dalje publike të Kate Middelton, por pamje nuk ka pasur.

Sipas raportimeve, Princesha e Uellsit është shfaqur në publik gjatë fundjavës, e shoqëruar nga bashkëshorti, Princi William.

The Sun raportoi se Kate vizitoi të shtunën bashkë me William, një fermë që i shet Kështjellës  Windsor, produkte të freskëta.

“Çifti fillimisht bënë një shëtitje në këmbë drejt dyqanit dhe më pas bënë pazare. Ajo dukej me shëndet të mirë, e relaksuar dhe e lumtur.”

Dyqani është shumë pranë vilës Cambridge dhe vizitohet shpesh nga anëtarë të familjes mbretërore. Gjatë fundjavës, po sipas The Sun, çifti ndoqën aktivitetet sportive të fëmijëve të tyre.

Megjithatë, pavarësisht këtyre raportimeve, teoritë konspirative nuk kanë pushuar. Kjo pasi nuk ka asnjë foto zyrtare apo amatore të prezencës së Kate Middleton.

Një foto e vetme mund të rrëzonte të gjitha skenarët rreth shëndetit të saj apo rreth marrëdhënies që ajo ka me bashkëshortin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos