Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

"Ngjyra dhe Freski", Chanel prezanton koleksionin e ri pranverë/verë 2024

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 11:03 | Showbiz

Drejtorja krijuese e Chanel, Virginie Viard, ia doli të prezantojë një koleksion të freskëte plot hijeshi, pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024, shoqëruar me elementet e elegancës, kudo, në çdo veshje, nga shajet e hollë e deri te këmishat e qëndisura apo fundet e praruara.

Audienca u mahnit edhe me idenë e skenës, ndërtuar në formën e një butoni gjigand, me logon e Chanel në mes. Sfilatën e çeli aktorja Margaret Qualley, veshur e gjitha në të bardhë, që ishte edhe ngjyra që spikati në fakt thuajse tek të gjitha krijimet e Viard.

Këmishat e arta, minifundet rikthehen, kopsat me ndriçim, kollaret, tyli apo getat me ngjyrë. Sandalet e zeza kombinonin me thuajse çdo veshje.

Nuk mungojnë lulet, që Chanel i propozon kudo në sezonin e ngrohtë, kryesisht këmisha funde e fustane, si për të dhënë freskinë e stinës. Ngjyrat paletë janë propozim i padiskutueshëm, me një lloj shkëlqimi të lehtë, kristalet e gurët në çdo veshje dhe lulet e qëndisura me dorë.

Shfaqjet “haute couture” në Paris, pranverë/verë kanë bërë bashkë emrat më të mëdhenj të industrisë së modës, si Giorgio Armani Prive, Valentino, Christian Dior dh Fendi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli