Një grua nga Argjentina ka ndërruar jetë një ditë më parë në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës dyshimet paraprake janë që gruaja ka rënë nga një lartësi e një objekti në Fushë-Kosovë dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.
Prokuroria ka vendosur të lëshojë urdhërarrestin për shoqëruesin e saj, një burrë nga Zvicra, i cili është arrestuar nga policia.
Gjithashtu, autoritetet do të kryejnë autopsinë mbi trupin e viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet për rolin e shoqëruesit zviceran mbetet ende i papërcaktuar. (A2 Televizion)