​“Kur të kthehet ushtria në Kosovë...”, mesazhe provokuese në rrugët e Serbisë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 10:21 | Kosova

Në rrugë të ndryshme të Serbisë janë parë në ditët e fundit grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë...”. Slogani u shfaq për herë të parë në një ndeshje miqësore futbolli të disa ditëve më parë mes skuadrës serbe Crvena Zvezda dhe asaj italiane, Fiorentina. Në atë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në një gazetare dhe studiuese serbe, Ivana Stradner, ka publikuar në llogarinë e saj në platformën X (të njohur më parë si Twitter) jë video ku shihet një burrë duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë. “Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo.

https://twitter.com/ivanastradner/status/1686505226981855232

Sipas zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tifozët e Crvea Zvezdës shpalosin shpesh parulla me mesazhe të cilat regjimi i Vuçiçit dëshiron t’i japë, por pa pranuar autorësinë. “Ai ka nevojë për veprime të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik”, shkruante Bislimi disa ditë më parë.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar që prej përplasjeve mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, në ditën e marrjes së detyrës së kryebashkiakëve të rinj në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Zgjedhjet e parakohshme ishin mbajtur për shkak se, me porosi nga Beogradi, zyrtarët serbë në administratën e Kosovës u larguan të gjithë nga detyra. Prej asaj kohe, Prishtina zyrtare ka pranuar të zhvillojë zgjedhje të reja, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024