Askush si ai në Premier League, futbollisti i Liverpool vendos rekordin absolut

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 21:26 | Futboll
Askush si ai në Premier League, futbollisti i Liverpool vendos rekordin

Liverpool mposhti 3-1 në transfertë ekipin e Aston Villa, duke lënë pas krahëve humbjen e para disa ditëve ndaj Manchester City, në EFL Cup.

Skuadra e Jurgen Klopp e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Në golin e egjiptianit, asistin e dha Andrew Robertson, i cili tashmë ka më shumë asist se kushdo tjetër në historinë e Premier League, plot 54.

Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin me anë të Ollie Watkins, por 18-vjeçari Stefan Bajcetic shënoi golin e qetësisë dy minuta më vonë, me golin e tij të parë në kampionatin anglez.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat për Liverpool, që renditet përkohësisht në vendin e gjashtë të klasifikimit, me 25 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos